Lajme
Aksident i rëndë në Turqi, përmbysen dy kamionë, njëri prej tyre i mbushur me tritol
Demokracia
11:13 | 18 Shtator 2023

Share:

Një aksident i rëndë, fatmirësisht pa pasojë në njerëz, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Stamboll-Bursa-Izmir, ku një kamion i ngarkuar plot me dinamit, që do të përdorej në minierë, u përplas me një kamion tjetër të ngarkuar me perime.

Si pasojë e përplasjes së fortë, kamioni i mbushur me tritol u përmbys në rrugë dhe lënda plasëse e ndarë në kartonë, u shpërnda nëpër autostradë, por fatmirësisht pa shpërthyer, njoftojnë mediat turke.

Të dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident u plagosën lehtë, ndërsa qarkullimi në zonë u bllokua për disa orë, deri sa ekipet e zjarrfikëseve dhe policia bënë të mundur spostimin e kamionëve të përmbysur.

Ndërkohë, dinamiti i shpërndarë në rrugë është grumbulluar në mënyrë të kontrolluar dhe është transportuar për në destinacionin ku ishte nisur. Policia ka nisur hetimet për aksidentin, ndërsa dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit nga njëri prej shoferëve.

 

Të ngjashme