Lajme
Aksident i rëndë në Istog
Demokracia
22:45 | 31 Korrik 2023
Ilustrim

Share:

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:40 në fshatin Dobrushë të Istogut.

Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Në aksident janë të përfshira dy automjete dhe një traktor bujqësor. Ka shumë të lënduar, për momentin nuk mund ta them numrin e saktë”, tha Gashi.

Ai theksoi se lidhur me rastin do të ofrojë me kohë edhe informacione shtesë.

Të ngjashme