Sport
Akanji: Po çfarë autogoli i Militaos, goli i tretë ndaj Realit është i imi
Demokracia
16:54 | 18 Maj 2023

Share:

Manuel Akanji insiston se goli i tretë i Manchester Cityt në fitoren e thellë ndaj Real Madridit mbrëmë i takon atij.

Zyrtarisht, goli në fjalë u regjistrua si autogol i Eder Militaos, por mbrojtësi i Cityt nuk pajtohet me këtë vendim.

“Dëshiroja të shënoja. E kam prekur topin dhe nëse më pas ka përfunduar në portë do të thotë se goli ishte i imi”, deklaroi futbollisti.

“Nëse e lëmë anash golin, ishte njëra prej paraqitjeve më të mira të ekipit, të cilën e kemi bërë ndonjëherë. City pa dyshim është ekipi më i fortë në të cilin kam luajtur ndonjëherë në karrierë”, vazhdoi Akanji, i cili shfaqi paraqitje pozitive për “Citizens” në fitoren 4:0 ndaj Real Madridit në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

 

Të ngjashme