Sport
“Ai është inspirimi ynë” – Dardanët me fjalë të mëdha për Vokrrin në përvjetorin e katër të vdekjes
Demokracia
10:38 | 09 Qershor 2022

Share:

Tifogrupi “Dardanët” e kanë përkujtuar me fjalë të mëdha legjendën e futbollit shqiptar Fadil Vokrrin në katërvjetorin e vdekjes së tij.

“Dardanët” nëpërmjet faqes së tyre zyrtare kanë përkujtuar Vokrrin, derisa kanë shkruar se Vokrri është inspirim për ta.

“Legjenda nuk vdes kurrë. Ai është inspirimi ynë. Ai është udhërrëfyesi ynë.  Ai është Fadil Vokrri. Përgjithmonë në zemrat dhe kujtimet tona. Legends never die”, thuhet në faqen zyrtare të “Dardanëve”.

Në lidhje me përvjetorin e katërt të vdekjes së ish-kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës kanë reaguar edhe disa personalitete të njohur të futbollit.

Ndër ta ishin edhe Agim Ademi, kryetar i tanishëm i FFK-së, trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi e të tjerë./Demokracia.com/

Të ngjashme