Lajme
AGK-ja dënon sjelljen e ministrit Sveçla ndaj gazetares
Demokracia
15:51 | 15 Prill 2022

Share:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar pasi Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në një konferencë shtypi sot i ka quajtur “budallallëqe” pyetjet e gazetares, Besarta Hoti, të portalit “Periskopi”.

Në reagimin e AGK-së thuhet se gazetarja Hoti e ka pyetur ministrin për punësimin e motrës së tij, në Ministrinë e Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, në një konferencë shtypi.

“Sjellja e ministrit Sveçla është joprofesionale për postin që mbanë dhe gjithashtu ka konotacione seksiste. Përgjigja e tij ka nxitur një varg reagimesh linçuese online që e kanë targetuar gazetaren.  AGK-ja konsideron se gazetarët janë të lirë të pyesin çdo lloj pyetje në interes publik, pavarësisht temës qendrore të konferencës. Për më tepër, MPB-ja sikurse ministri të tjera të qeverisë nuk kthejnë përgjigje shumicën e kohës në pyetjet e mediave”, thuhet në reagim.

Të ngjashme