Lajme
Agjencia Kadastrale nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes
Demokracia
15:40 | 04 Shkurt 2021

Share:

Agjencisë Kadastrale të Kosovës i ka ofruar përkrahje Ministrisë së Mbrojtjes në Fushën e hartografisë dhe gjeoinformacionit.

Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes kanë nënshkruar sot marrëveshje përmes së cilës synohet avancimi mes të dyja institucioneve, shkruan Demokracia.com.

Siç bëhet e ditur në njoftim, qëllimi kryesor i kësaj marrëveshjeje ka të bëj me përkrahjen dhe ekspertizën e AKK-së, e cila FSK-së këto përvoja do t’ia ofrojë në fushën e hartografisë, gjeoinformacionit.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes (MM) dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), e për interesat e zhvillimit të dy institucioneve përkatëse, me datë 4 shkurt 2021 në ambientet e MM është mbajtur një takim gjithëpërfshirës pune mes përfaqësuesve të MM, respektivisht Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe përfaqësuesve të AKK-së, të prira nga Komandanti i FSK-së Gjeneral Rahman Rama dhe Kryeshefi Ekzekutiv i AKK-së z. Avni Ahmeti.

Në takim, pos prezantimit të aktiviteteve të instuicioneve në fjalë dhe identifikimit të fushave ku ky bashkëpunim do të mund të avancohej dhe si rezultat i takimeve paraprake të zhvilluara mes ekspertëve nga dy institucionet, u nënshkrua edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi.

Qëllimi i Marrëveshjes është formalizimi i bashkëpunimit që kryesisht ka të bëjë me përkrahjen dhe ekspertizën që AKK do ia ofrojë FSK-së në fushën e hartografisë, gjeoinformacionit, me ofrimin e produkteve kadastrale që administrohen nga AKK për nevoja të FSK-së, me specifikimin e përgjegjësive të palëve nënshkruese, me emërimin e personave përgjegjës për zbatim të marrëveshjes e ngjashëm. Implementimi i kësaj marrëveshjeje do të rezultojë me ngritjen e kapaciteteve të institucioneve ndërsa si rezultat, përkrahja profesionale që AKK do ia ofrojë FSK-së do të rezultojë me ngritjen e kapaciteteve të FSK për implementimin sa më gjithëpërfshirës të mandatit të saj. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme