Lajme
Agim Bahtiri me “një grusht” qytetarësh e kundërshton SHBA për Zajednicen
Demokracia
12:55 | 26 Shkurt 2023

Share:

Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka arritur të mbledh pak qytetarë për të kundërshtuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në fotografitë e siguruara nga Demokracia.com nga ky tubim i Bahtirit shihet një numër i vogël i qytetarëve që kanë përkrahur thirrjen e anëtarit të LVV-së kundër “Zajednicës”.

Ky tubim është duke u mbajtur në fshatin e Agim Bahtirit në Gushavc të Mitrovicës.

Bahtiri nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, kishe thënë se do të tregojnë “qëndresë stoike për mbrojtjen e territorit të Kosovës”

“Ju ftoj që sikur çdoherë tjetër, edhe kësaj radhe të tregojmë qëndresën tonë stoike për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës, njëkohësisht, ta inkurajojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës që të mos lëshojë pe dhe të mos lejojë në asnjë mënyrë themelimin e këtij asociacioni famëkeq”, ka shkruar ai.

Tubimi ka filluar sot në ora 12:00./Demokracia.com/

Të ngjashme