Sport
Agim Ademi takohet me Dukën në Tiranë, flasin për thellim të bashkëpunimit
Demokracia
18:20 | 07 Shkurt 2023

Share:

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar në Tiranë me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën.

Ademi dhe Duka janë takuar për drekë në një nga restaurantët në kryeqytetin shqiptar, shkruan Demokracia.com.

I pari i futbollit të Kosovës, Ademi dhe ai i Shqipërisë, Duka kanë biseduar në këtë takim për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy federatave përkatëse.

“I ftuar në drekë me bashkëpunëtorë nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka në kantinën “Duka” në Tiranë”, ka shkruar Ademi në Facebook./Demokracia.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Agim Ademi (@agimademi_official)

Të ngjashme