ShowBiz
Afrona Dika thotë se ka qenë viktimë e bullizmit në fëmijëri
Demokracia
16:46 | 11 Shkurt 2021

Share:

Afrona Dika është hapur lidhur me përvojën e saj me bullizmin, të cilin e ka përjetuar si fëmijë.

Blogerja ka vendosur të hapet për të kaluarën e saj, përmes një InstaStory, transmeton Demokracia.com

E vendosur për të ndarë këtë histori me të tjerë që ende vazhdojnë të e përjetojnë, Afrona ka thënë që vuajtja nga bullizmi e ka bërë më të fortë.

“Stop bulizmit. Unë kam qenë viktimë e bullizmit në fëmijërinë time dhe kam provuar shumë situata që tani më kanë bërë edhe më të fortë. Unë jam si jam sot, së bashku me plagët e mia. Jeta nuk është gjithmonë e lehtë”, ka shkruar Afrona.

“Ka momente të vështira që nuk janë gjithmonë të lehta për tu trajtuar. Jini të fortë dhe gjithmonë jini besnikë ndaj vetes në jetë, dhe gjithmonë do ta doni veten”, ka përfunduarDika në postimin që ndau në InstaStory./Demokracia.com

Të ngjashme