Lajme
Afganistani goditet nga një tërmet 5,9 ballë
Demokracia
22:22 | 05 Janar 2023

Share:

Një tërmet me magnitudë 5,9 ka goditur pjesën verilindore të Afganistanit. 

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së njoftoi se epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në orën 18:56 me kohën lokale, ishte në rrethin Jurm të provincës Badakhshan në verilindje të vendit.

Tërmeti është regjistruar në thellësi prej 193 kilometrash.

Tërmeti është ndier në shumë provinca të Afganistanit, përfshirë edhe Kabulin, si dhe në Pakistan, Taxhikistan dhe Indi.

Autoritetet talebane ende nuk kanë ndarë informacione për dëme transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndryshe, më 22 qershor 2022, një tërmet me magnitudë 5,9 goditi provincat lindore të Afganistanit, duke lënë të vdekur afro 1.200 njerëz.

Humbjet e jetëve nga tërmetet në Afganistan ndodh të jenë të larta për shkak të mungesës së infrastrukturës në vend, veçanërisht në zonat rurale, dhe ndërtimit të shtëpive nga balta.

Të ngjashme