Lajme
“Afera zdravo” | Shtëpi e banesa mbi 300 mijë euro, aksionare në një biznes, para të gatshme, Kusari-Lila me pasuri të majme
Demokracia
12:08 | 11 Korrik 2023

Share:

Një përgjim i Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq ka ngjallur reagime të shumta në vend. Aty dëgjohet koordinimi i shefes së deputetëve të LVV-së me akter të Listës Serbe. 

Por, sa ka pasuri Kusari-Lila?

Shefja e deputetëve të LVV-së në  Agjencinë për Parndalimin e Korrupsionit, ka të deklaruar një pasuri goxha të majme.

Kusari-Lila në APK ka të deklaruar një banesë në pronësi “Të përbashkët”, e cila arrin vlerën e 180 mijë eurove, një shtëpi në pronësi të bashkëshortit, e cila kushton 65 mijë euro. Ndërsa, në pronësi të saj, Kusari-Lila e ka edhe një banesë tjetër, e cila kap vlerën e 78 mijë euro.

Po ashtu, Kusari-Lila ka deklaruar një veturë të bashkëshortit të saj, “Mercedes Benz”, i cili kushton nëntë mijë euro.

Në APK, Kusari -Lila ka treguar se zotëron 100 për qind të aksioneve në një biznes të quajtur “MKL International”.

Ndërsa, në para të gatshme ajo ka deklaruar se i ka 2 mijë e 957 euro në një bankë në Kosovë dhe 433 euro, në një bankë tjetër. Ajo ka deklaruar edhe 2 mijë e 70 euro si kursime të fëmijëve të saj, po ashtu, edhe 2 mijë e 503 euro të tjera për arsyen e njëjtë.

Po ashtu, Kusari-Lila ka të deklaruara të hyra vjetore nga paga në Kuvendin e Kosovës, 26 mijë euro, si dhe mëditje afër tre mijë euro. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme