Lajme
Afati për gjoba po afrohet| Kurtit i telefonojnë edhe një herë nga SHBA
Demokracia
21:39 | 18 Nëntor 2022

Share:

Derisa afati për gjoba për targat ilegale po afrohet, kryeministrit Albin Kurti i kanë telefonuar edhe një herë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka njoftuar se ka pasur një bisedë të rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit, Derek Chollet.

Ai tha se biseduan për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë, me qendër njohjen reciproke.

“Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë me qendër njohjen reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”.

Kujtojmë se nga data 1 nëntor, të gjithë pronarëve të makinave me targa serbe në Kosovë, do t’iu shqiptohet masë qortimi me kërkesë për t’u drejtuar në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve.

Të ngjashme