Lajme
Aeroporti “Adem Jashari” vetëm në muajin korrik pati rreth 400 mijë udhëtarë
Demokracia
13:23 | 01 Gusht 2023

Share:

Muaji korrik i këtij viti, shënoi një numër të ri rekord në numër të udhëtarëve dhe fluturimeve, duke tejkaluar shifrën krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar rreth 9% në nr. të udhëtarëve dhe mbi 2% në numër të fluturimeve.

Nga Janari i këtij viti e deri më sot përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA, kanë kaluar pothuajse 2 milion udhëtarë, ndërsa vetëm në muajin korrik përmes këtij aeroporti kanë kaluar 400.000 udhëtarë duke shënuar një rritje të përgjithme në nr të udhëtarëve në këtë vit prej rreth 14% dhe në numër të fluturimeve rreth 6% .

Zvicra  dhe Gjermania akoma mbeten destinacionet me më së shumti udhëtarë dhe fluturime ku më pas pasohen nga Turqia, Austria etj.

Të ngjashme