ShowBiz
Adrola Dushi deklarohet për herë të parë për lidhjen me Capital T
Demokracia
08:38 | 04 Mars 2023

Share:

Adrola Dushi përflitet prej kohësh se është në një lidhje me reperin e njohur Capital T e teksa ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në Kurthin e Piter Panit”, fëmijëve nuk iu shpëtoi kjo pyetje. “A ke një Capo në jetën tënde?”, u pyet modelja. Ajo tha se është vetë “capo” i jetës së saj dhe se me Capitalin janë vetëm shokë.

“Unë capo jam i vetes time. Do të doja të kisha një capo në jetën time. Dua të kem një partner capo. Ne vetem shokë jemi me capon”, u përgjigj Adrola.

Pyetjes nëse është e dashuruar, modelja iu përgjigj: Sigurisht jam shumë e dashuruar. Nuk jetohet pa dashuri.

Të ngjashme