Lajme
Admirali Stuart B. Munsch: Kosova, sot është më e sigurt dhe stabile falë misionit të NATO-s
Demokracia
12:06 | 10 Tetor 2022

Share:

“Sot Kosova është qartësisht më e sigurt dhe më stabile se sa kur filloi misioni i NATO-s. Duhet ta njohim atë arritje që nuk është pak”.

Kështu ka thënë, Admirali Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, të hënën.

Kjo deklaratë është bërë në shtabin e përgjithshëm të KFOR-it, ku ka nisur të mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it ku Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia.

Ai ka vazhduar të flasë për ndërrimin e komandës së KFOR, duke i përmendur kualifikimet dhe të arriturat e të dy komandantëve, të atij në shkuarje dhe të atij tash në ardhje.

LEXO EDHE: 

Komandant Kajari: Shërbimi në Kosovë ka qenë arritja më e madhe në karrierën time

Të ngjashme