Sport
Ademi viziton Kampin Nacional, ndjek nga afër ndeshjet e grupmoshave të reja dhe trajnimin e gjyqtarëve në VAR
Demokracia
14:19 | 16 Qershor 2022

Share:

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka vizituar sot Kampin Nacional në Hajvali.

Aty, Ademi ndoqi nga afër ndeshjet e “Play-Off”-it për grupmoshat U13, U15 dhe U17, shkruan Demokracia.com.

I pari i shtëpisë së futbollit të Kosovës gjithashtu shfrytëzoi rastin të përcjell edhe trajnimin e grupit të dytë të gjyqtarëve për sistemin VAR.

“Sot qëndrova për disa orë në Kampin Nacional në Hajvali, ku është duke u zhvilluar “Play-Off”-i Nacional për grupmoshat U13, U15 dhe U17. Ndeshje interesante e atraktive po zhvillohen nga këto grupmosha, e po ashtu po implementohet me sukses edhe sistemi VAR, ku është duke u trajnuar për licencim grupi i dytë prej 30 gjyqtarëve”.

“Kënaqësi të shohësh angazhimin dhe përkushtimin e madh si të futbollistëve të rinj në fushë e po ashtu edhe të gjyqtarëve në zbatimin e shpejtë e në përpikëri të sistemit VAR”, shkroi Ademi në llogarinë e tij në Facebook./Demokracia.com/

Të ngjashme