Sport
Ademi takoi presidentët Infantino dhe Çeferin në Doha
Demokracia
18:03 | 21 Nëntor 2022

Share:

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili po qëndron në Doha për të ndjekur nga afër Kupën e Botës “Qatar 2022”, ka takuar dy presidentët e institucioneve kryesore të futbollit, presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin.

I pari i futbollit botëror edhe njëherë e falënderoi Ademi për pritjen e ngrohtë gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë, njofton FFK-ja, përcjell Demokracia.com.

Ai shprehu mirënjohjen e tij dhe të FIFA-s edhe për FFK-në, institucionet shtetërore, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, ministrin e sportit, Hajrulla Çeku, kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama për pritjen dhe diskutimet shumë të mira për futbollin si dhe veteranët e futbollit për respektin e treguar ndaj tij.

Ndërkaq, në takimin me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, kreu i FFK-së e njoftoi atë për situatën dhe gjendjen e futbollit kosovar dhe të FFK-së, teksa si gjithmonë do të jenë në kontakt për çdo gjë./Demokracia.com/

Të ngjashme