Sport
Ademi: Çështja e trajnerit të Kosovës punë e kryer; do të jetë gjerman
Demokracia
23:27 | 21 Janar 2024

Share:

Kryetari i Federatës së Futbollit Agim Ademi, për Kanal 10, ka thënë se trajneri i ri i Kosovës do të jetë gjerman.

Ademi ka thënë se çështja e trajnerit të kombëtares tashmë është punë e kryer.

“Çështja e trajnerit të kombëtares është punë e kryer. Zyrtarizimi do të ndodhë ditëve në vijim, gjersa mund të theksojë se ai do të jetë gjerman” – tha Agim Ademi.

Kujtojmë se para pak muajsh Kosova ka shkarkuar trajnerin slloven Gliha.

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024