ShowBiz
Adele më në fund arrin marrëveshjen e divorcit që i kushton miliona dollarë me ish burrin e saj
Demokracia
16:12 | 23 Janar 2021

Share:

Kënëgtarja e famshme Adele dhe burri i saj Simon Konecki kanë arritur në një marrëveshje divorci.

Çifti lajmëroi ndarjen e tyre në vitin 2019. Ata janë prindër të një djali 8 vjeçar që quhet Angelo.

Sipas mediave ndërkombëtare, Adele dhe Simon nënshkruan një marrëveshje më gjykatën në Los Angeles të premten me 15 janar, pothuajse dy vite pas lajmit për divorcin.

“Divorcet në Hollyëood mund të zgjasin për vite dhe mund të nxjerrin anë të shëmtuara të të dyja palëve dhe Adele e Simon nuk donin të bëheshin një nga këto çifte”, ka thënë një burim kur ata u ndanë.

“Ata të dy duan të i bëjnë gjërat në mënyrë private për shkak të djalit të tyre. Ata po përpiqen të zgjidhin problemet e tyre, pa e kuptuar të tjerët”.

Duke arritur një marrëveshje, Adele dhe Simon do të vendosin se si ata do të gdhendin pasurinë e saj prej 190 milion dollarësh, thotë Daily Mail. Ata nuk nënshkruan një kontratë paramartesore. Mediat ndërkombëtare thonë se Adele fiton mbi 80,000 dollarë në ditë vetëm për honorare.

 

Të ngjashme