ShowBiz
Adele i bën dedikim romantik partnerit gjatë koncertit në Las Vegas
Demokracia
20:59 | 20 Dhjetor 2022

Share:

Ylli i muzikës Adele aktualisht po kryen një rezidencë koncertesh në Las Vegas.

Por, derisa po performonte ajo ndaloi njw castw pwr ta uruar të dashurin e saj Rich Paul që festonte ditëlindjen e 41-të.

Krijuesja e hitit “Someone Like You”, 34 vjeçe, i këndoi “Gëzuar ditëlindjen” agjentit të NBA gjatë setit të saj.

Duke iu drejtuar turmës, ajo tha: Sot është ditëlindja e të dashurit tim.

“Dhe unë e dua atë më shumë se vetë jetën, kështu që a mund t’i urojmë atij ditëlindjen? Emri i tij është Rich!”, tha ylli i muzikës.

Ajo më pas udhëhoqi audiencën në urimin për Rich, i cili ishte i pranishëm në shfaqje me vajzën e tij Reonna.

Adele dhe Rich mendohet se kanë filluar të takohen në verën e vitit 2021 dhe filluan të bashkëjetonin në maj të këtij viti – pasi këngëtarja ndau fotot e tyre jashtë shtëpisë së re – në pronësi të dikurshme të Sylvester Stallone.

Të ngjashme