Lajme
Abdullahu-LVV-së: Keni ardhur në pushtet për t’i zënë hajnat, jeni bërë vetë hajna
Demokracia
11:54 | 01 Gusht 2023

Share:

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka drejtuar akuza të rënda në drejtim të partisë në pushtet.

Ai ia ka përmendur skandalet më të mëdha të Qeverisë Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, Abdullahu ka shkruar se VV-ja ka ardhë në pushtet për t’i zënë hajnat, ndërsa janë bërë vetë hajna.

“E mjerë Kosova që ju ka. Keni ardh në pushtet për t’i zënë hajnat, jeni bërë hajna që s’po mund të ju zë askush. Keni ardh veç me fjalë dhe nga rruga, po i leni njerëzit pa fjalë, rrugëve dhe para ambasadave. Keni ardh duke shitur moral dhe nder, tash s’dini me ble ndershëm as vaj as grunë. Keni ardh për t’i larguar të paditurit, asgjë nuk po dini dhe nuk e keni ndërmend mu largu. Keni ardh duke bërë zhurmë për dialogun, por me Vuçiqin kuptoheni edhe në heshtje”, ka shkruar ai.

Zëdhënësi i PDK-së ka përmendur edhe lëndimin e raporteve me aleatët.

“Dini anglisht por më së paku ju kuptojnë amerikanët dhe anglezët. Keni ardh për t’i larguar të pa mençurit, për çudi juve ju doli se amerikanët qenkan naiv. Ju gëzuat atyre që ranë në burg, tash me sanksione doni me kthy krejt Kosovën në burg. Keni ardh me idenë për bashkim kombëtar, askush nuk na ka nda e përça më keq me Shqipërinë. Erdhët që të na futni në NATO, por NATO jau futi juve. I keni zhgënjyer të gjithë dhe shumë, por vet jeni të ngazëllyer e dalldisur edhe më shumë nga pushteti dhe shteti”, ka shkruar ai.

Të ngjashme