Lajme
Lumir Abdixhiku vendos ta kopjojë brutalisht Edi Ramën
Demokracia
21:07 | 22 Tetor 2023

Share:

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK’së, duket se ka kohë të tepër të lirë. Ka vendosur që të merret me një iniciativë që është kopje e zbehtë e një politikani nga rajoni. Nga Edi Rama. Ka vendosur që ta udhëheq një Podcast, në kohën kur vetë ideatori i saj Rama nuk po humb shumë kohë me këtë lloj propagande politike, shkruan Insajderi.

Abdixhiku, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur për nismën e një podcasti me emrin “Rruga e re”.

Por për dallim nga emri, ideja e emisionit nuk është diçka e re.

Një realizim të tillë muaj me parë e ka nisur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Nga ajo se çfarë ka prezantuar Abdxhiku, duket një kopje brutale e emisionit të kryeministrit shqiptar.

Ndryshe, Abdixhiku ka treguar se mysafir i parë i tij ka qenë showmeni nga Gjakova, Besim Dina.

Njoftimi i plotë:

Podcasti ‘Rruga e Re’ po nis.

🔥Më ndryshe se çdo komunikim i yni deri më tani.

Mysafiri i parë në këtë Podcast është Besim Dina.

Ballafaqimi me të është gjithnjë i vështirë; por ne jemi pikërisht në kërkim të bashkëbiseduesve si ai; me mendje te hapur, me kritikë të drejtëpërdrejtë e me ide që thejnë gjithë muret e ambicieve të varfëruara. Sonte, ai i solli freski e plot energji gjithë diskutimit tonë një orësh! 🙌

Podcasti ‘Rruga e Re’ na vjen si një dritare e re komunikimi; që mes zhurmës mbytëse të ankesave e ngecjes me të shkuarën, provon të ndërtojë rrugën përpara. Këtu, unë dhe bashkëpunëtorët e mi, do t’i shpalosim në detaje të gjitha projektet e ‘Rrugës së Re’ e idetë tona politike. Do t’i sfidojmë ato me secilin mendues kritik e secilin zë që e ëndërron një Kosovë 🇽🇰 të mbarë, të fortë e në zhvillim.

Nesër, në mbrëmje, transmetimi i parë.

Besim, të faleminderit. Ishte privilegj e kënaqësi!🔥

Të ngjashme