Lajme
Abdixhiku: Rrena më e madhe që i është bërë shtetit të Kosovës është që s’ka para
Demokracia
21:43 | 23 Tetor 2023

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumi Abdixhiku, ka nisur serinë e video-podcast’it “Rruga e Re”, për të cilën tha se do të jetë “më ndryshe se çdo komunikim i yni deri më tani”. Mes tjerash, kreu i LDK-së u shpreh se “rrena më e madhe që i është bërë shtetit të Kosovës është që s’ka para”, duke premtuar se partia e tij do të zbatojë plotësisht programin “Rruga e Re”.

Në ballafaqimin e parë të serisë me producentin e emisionit “Oxygen”, Besim Dina, Abdixhiku diskutuar rreth programit të “Rrugës së Re” të Lidhjes Demokratike.

Pjesë e këtij programi janë premtimet e tij për të përmirësuar kushtet e punës të zyrtarëve policorë.

Mes tjerash, derisa po i premtonte se do të rrisë koeficientin e pagave në 125 që në ditën e parë të marrjes së pushtetit, tha se “rrena më e madhe që i është bërë shtetit të Kosovës është që s’ka para”.

“Policia s’ka sigurim shëndetësor, s’ka sigurim jetësor, pagat i ka të ulëta. Për atë arsye, mbaje mend këtë premtim që e kam në program; ditën e parë në qeverisje koeficientin do ta bëjë 125.” – tha Abdixhiku.

“Ky vend është i pasur, mund të bëhet”, tha ai.

Abdixhiku gjithashtu tha se në programin e “Rrugës së Re” është paraparë rritja deri në 10 mijë e numrit të policëve

Më tej kreu i LDK-së foli kritikat lidhur me vlerën e lartë (5 miliardë euro) të projekteve në kuadër të programit dhe pesimizmin lidhur me zbatimin e projekteve të mëdha në

“900 milionë sot janë. Këta s’i kanë harxhuar as 29 për qind. Unë po them që për një vjet me i bë 1.2 miliardë. Pra, 300 milionë m’i shtu me borxhe të jashtme, me partner publiko-privat dhe bëhen projektet”, tha ai.

“Këto projekte, kur i kemi biseduar brenda, e kam vërejtur se ka njëlloj hezitimi se a mundet Kosova t’i bëjë të gjitha punët në të njëjtën kohë. Krejt projektet e mëdha që i ke në Kosovë, stadiumet, ujësjellësit, rrugët, objektet qeveritare, kulturore, çka sheh në Kosovë janë ndërtu brenda 15 viteve. Bëhen.”, u shpreh ai.

Të ngjashme