Lajme
Abdixhiku: Qeveria Kurti regjim totalitar, po tenton ta mbyllë Klan Kosovën si shenjë e frikësimit
Demokracia
21:44 | 15 Qershor 2023

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qeveria e Kosovës tashmë është shndërruar në një regjim totalitar me veprimin e fundit që ka bërë ndaj mediumit Klan Kosova.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se vendimi i MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, është një shenjë frikësimi.

“Për një kryesues të këtij regjimi totalitar një kritikë, gjë që këtë nuk e kam parë as në shtëpinë e juaj mediatike, duhet të dënohet dhe mbyllet si shenjë e frikësimit, këtë gjuhë Kosova nuk duhet ta pranojë”.

“Kjo ftesë u bëhet të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës të qëndrojnë për fjalën e lirë, mendimin e lirë dhe kritikën ndonëse ajo nuk na pëlqen”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku ka theksuar se “do të ndjellë frikë, kjo rrugë e zgjedhur nga regjini totalitar që sulmon median na sjellë vetëm në një gjë, në përplasje qytetare”.

 

Të ngjashme