Sport
Abdixhiku prezent në “San Siro”, e mbështeti Milanin në fitoren e madhe kundër Atalantës
Demokracia
20:41 | 15 Maj 2022

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbështetur Milanin në takimin e sotëm kundër Atalantës në Serie A.

Milani triumfoi 2:0 ndaj Atalantës në xhiron e parafundit kampionale, duke iu afruar në një pikë titullit kampion, shkruan Demokracia.com.

Festës së tifozëve të Milanit në stadium iu bashku edhe i pari i LDK-së, Abdixhiku i cili ndau një fotografi në llogarinë e tij në Facebook.

Abdixhiku shihet duke festuar nga shkallët e stadiumit “San Siro” në qytetin e modës.

“Këtë herë në festë! Forza Milan” – shkroi ai në rrjetin social./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024