Lajme
Abdixhiku për Kurtin: Kryeministri kur nuk ka argumente prodhon material për Tiktok
Demokracia
15:20 | 13 Shkurt 2023

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për dialogun ndërmjet Kosoëvs dhe Serbisë ka thënë se kryeministri Albin Kurti ku nuk ka argumente për t’u përgjigjur fillon e prodhon material për Tiktok.

“Kryeministri kur i humb argumentet fillon të prodhojë material për Tiktok. Nga Nenad Gjuriqi kaluam te Nenad Rashiqi. Pastaj nga Dejan Pantiç te Oliver Ivanoviqi.Të parin nuk ke mujt me sjellë në prishtinë e tjetrin e ke glorifikuar si hero të multietnicitetit në veri.”, ka thënë Abdixhiku pasi Kurti nga foltorja e Kuvendit u përplas me deputetët e LDK-së.

Abdixhiku ka thënë se kryeministri ka probleme kontradiktore dhe prandaj po e humb qetësinë.

“Kurti ka probleme thelbësore kontradiktore. Prandaj po e humb qetësinë. Ja disa prej kontradiktave. Pra, është kontraktuale, por s’është ligjërisht e obligueshme. Kontradikta e dytë është merre ose leje, a thotë bazë e mirë. E treta: do të ketë respektim të marrëveshjeve paraprake, por nuk do të ketë Zajednicë. Pse ke pranuar marrëveshje që s’ka reciprocitet.”, shtoi Abdixhiku.

Ai tha po ashtu se Kosova nuk ka kontroll në veri.

“Sa i përket veriut…nuk mund të thuhet që është mirë në veri për shkak se ka shtet, a këndej thotë se ka struktura kriminale. Nuk ka ligj kur nuk mund të mbash zgjedhje në veri. ”, pyeti Abdixhiku./Demokracia.com/

Të ngjashme