Lajme
Abdixhiku: LDK do të ketë kandidatë për deputetë nga diaspora
Demokracia
23:52 | 18 Mars 2024

Share:

Në një postim të fundit në Facebook, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë një paralajmërim tpër zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Abdixhiku theksoi rritjen e numrit të nëndegëve aktive të LDK-së në mërgatë, duke përmendur se numri është rritur në 58 nëndegë aktive në të gjithë Evropën.

Abdixhiku gjithashtu bëri të ditur se LDK do të ketë kandidatë për deputetë nga mërgata për zgjedhjet e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

“Në këté takim virtual, shtruam planet organizative të partisë në këtë vit zgjedhor, orarin e takimeve me bashkatdhetarë, tubimet e përbashkëta me EPP-në për zgjedhjet Parlamentare Evropiane, sikurse dhe kandidatët e ardhshëm nga mërgata për deputetë të Kuvendit të Kosovës.” – shkroi Abdixhiku ndër të tjera.

Të ngjashme