Lajme
Abdixhiku: Kurti të reflektojë, Kosova në moment kritik
Demokracia
12:41 | 06 Qershor 2023

Share:

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me të dërguarin e posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, para gazetarëve deklaroi se në këto 33 vite, nuk është parë gjendje e tillë.

“Gjendje e paparë për ne në këto 33 vite përpjekje për liri, pavarësi e demokraci. Qytetarët të kutpojnë përtej populizmit rrugën që po e fut kryeministri Kurti, shpresoj që të reflektojë i njëjti.” – tha ai.

Tutje, kreu i LDK-së ka pasur një thirrje edhe për presidenten Osmani e cila ishte si vijon: “I bëj thirrje presidentes që të jetë më e qartë në këtë moment kritik për republikën e Kosovës”.

“Jemi në një situatë shqetësuese për Republikën e Kosovës dhe për më tepër të paqartë. Shqetësuese për shkak të gjendjes se relacioneve që Kosova i ka me aleatët e saj, e të paqartë për shkak të mungesës së planit dhe gatishmërisë së kryeministrit të Kosovës për dakordim me aleatët. Në këtë fazë Kosovës i mbetet të sheh dhe pasojat që mund të vijnë nga një delegacion tillë, nga SHB-ja, BE-ja dhe nga NATO-ja. Një gjendje të tillë e kemi vështirë ta pranojmë si LDK, si parti politike opozitare me numër të kufizuar të deputetëve në kuvend. Veprimet tona do të jenë publike…Shpresoj të reflektojë i njëjti (kryeministri Kurti)”, shtoi ai.

Të ngjashme