Lajme
Abbott viziton kampin e ‘Bondsteel” para ardhjes së ushtarëve nga Britania: Po kontribuojmë në një kohë të vështirë për Kosovën
Demokracia
13:54 | 04 Tetor 2023

Share:

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka shkuar për një vizitë tek ushtarët e shtetit të Britanisë në kampin “Bondsteel” në Ferizaj.

Ambasadori vizitën e tij e ka njoftuar përmes një postimi në Facebook.

Ai njoftoi se kontigjentit prezent në Kosovë do t’i bashkohet edhe 200 ushtarë të rinj.

“Në një kohë të vështirë dhe shqetësuese për shumë njerëz në Kosovë, jam i kënaqur që Britania e Madhe vazhdon të japë një kontribut të fuqishëm në mandatin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës”, tha Abbot./Demokracia

Të ngjashme