Lajme
Abbott reagon pas sulmit ndaj djalit të ish-ministrit Rashiq
Demokracia
20:04 | 22 Shkurt 2021

Share:

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka reaguar pas sulmit fizik ndaj djalit të ish-ministrit Nenad Rashiq.

Abbot në një postim në Facebook e ka quajtur sulmin të papranueshëm, duke kërkuar njëherësh hetime lidhur me zbardhjen e rastit, përcjell Demokracia.com.

“Lajmi për sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiq është neveritës pavarësisht motiveve të mundshme. Dhuna e tillë, qoftë fizike apo verbale, është e papranueshme ndaj askujt, por është veçanërisht tronditëse ndaj një personi të ri. Unë kërkoj që Policia e Kosovës të hetojë shpejt këtë incident dhe të gjejë ata që nxitën dhe morën pjesë në këtë incident”, ka thënë Abbott.

Ndryshe, Policia e Kosovës për Demokracia.com ka konfirmuar se lidhur me këtë rast, deri tani janë arrestuar tetë persona./Demokracia.com/

Policia jep detaje për sulmin ndaj birit të Nenad Rashiq

Të ngjashme