Lajme
Policia jep detaje për sulmin ndaj birit të Nenad Rashiq
Demokracia
19:51 | 22 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës ka konfirmuar se biri i ish-ministrit, Nenad Rashiq është sulmuar sot fizikisht.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Demokracia.com se janë arrestuar tetë persona lidhur me rastin.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në afërsi të shkollës në Llapnasellë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull, ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor 8 persona të dyshuar (prej tyre një i mitur).”, ka thënë ajo.

Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.

Ndryshe, Rashiq sot tha se i biri është sulmuar me mjete të mbrehta, teksa arsyet ende nuk dihen./Demokracia.com/

Të ngjashme