Lajme
Abbott i shqetësuar për plagosjen në Shtërpcë: Mirëpres arrestimin e shpejtë të të dyshuarit
Demokracia
19:47 | 06 Janar 2023

Share:

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është shprehur i shqetësuar për plagosjen e dy personave në Shtërpcë.

Abbott nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter” ka shkruar se e mirëpret arrestimin e shpejtë të të dyshuarit.

“Isha i shqetësuar kur dëgjova për sulmin ndaj dy të rinjve serbë të Kosovës dhe mirëpres arrestimin e shpejtë të të dyshuarit. Të lënduarve iu uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ambasadori Abbott.

Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 31-vjeçar, janë plagosur këtë të premte në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.

I dyshuari për këtë rast, A.K. i moshës 33 vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.

Të ngjashme