Lajme
Abazoviq për Kosovën dhe Serbinë: Është mirë të shkohet drejt marrëveshjes
Demokracia
17:28 | 07 Korrik 2023

Share:

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se janë të hapur që një takim në mes të Kosovës dhe Serbisë të zhvillohet në shtetin e tyre.

Duke folur për situatën e fundit në veri të Kosovës, Abazoviq ka ftuar të dyja shtetet që të nënshkruajnë marrëveshje.

“Mendoj që konflikti nuk është i mirë as për Kosovën, as për Serbinë dhe as për rajonin. Është harxhuar energji e madhe deri tek një propozim i cili nuk është perfekt, por është i mirë dhe mendoj se do të ishte mirë të shkohet drejt firmosjes”, ka thënë Abazoviq duke folur për propozimin evropian të njohur si “Plani franko-gjerman”.

“Marrëveshja do të ishte e mirë për tërë rajonin. Nëse palët pajtohen atëherë një takim i radhës mund të zhvillohet në Budva, në Podgoricë, apo diku tjetër siç është bërë në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Qëllimi është një marrëveshje ku ka stabilitet dhe nuk ka rrezik për eskalim të konfliktit që në këtë moment është i panevojshëm”.

Të ngjashme