Lajme
Abazi: Salih Zyba ka humb në Suharekë, nuk mundet me fitu Zveçanin
Demokracia
12:24 | 02 Qershor 2023

Share:

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, është përfshirë në diskutimin në Kuvend për zhvillimet e fundit të komunat veriore dhe raportet diplomatike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Kosovës.

Abazi fillimisht ka thënë se Kosova ka humbur kur e ka pranuar Marrëveshjen bazë për normalizimin e raporteve me Serbinë, në shkurt të këtij viti dhe planin e saj të zbatimit, të pranuar më 18 mars në Ohër.

“Betejën në Bruksel e kemi humbur me pranimin e Marrëveshjes, të cilën e kemi elaboruar në detaje”, ka thënë ai.

“Në pikën 10 është pranuar Asociacioni, që praktikisht, për ta përcaktu një autonomi për serbët në Veri.  Kjo është beteja e humbur në Bruksel, i konfirmuar në Ohër. Ky është realiteti i bashkëdyzuar me dështimet e të kaluarës dhe me dështimet e dialogut për dy vite e gjysmë në Bruksel”, shton Abazi.

Sipas Abazit, Kushtetuta është shkelur në Bruksel, me pranimin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Me zhvillimet e fundit, deputeti thotë se përveç “papunësisë dhe padrejtësisë”, Qeveria u ka shtuar edhe “pasigurinë” qytetarëve.

Tutje Abazi ka folur për “vendime arbitrare”, “shërimin e komplekseve” dhe “jokompetencën” për veriun e Kosovës.

“Duke u fokusuar në një vendim të vetëm, në vendime arbitrare dhe ndonjëherë edhe shërimin e komplekseve personale, janë përjashtuar institucionet, janë përjashtuar vendimet e atyre që janë kompetent për situatën në të cilën ndodhemi”, ka thënë Abazi.

Këtu, ai e ka përfshirë deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zybën, i cili mes tensioneve, ka hyrë një ditë në komunën e Zveçanit dhe ka qëndruar aty për një kohë që akoma s’dihet.

“Me krejt respektin, por Salih Zyba ka humb në Suharekë, nuk mundet me e fitu Zveçanin z. Zyba. Andaj, duhet të fokusohemi te plani. Sepse, plani nuk është me e kapë kryetarin e komunës së veriut, me e çu në zyrë”, ka thënë deputeti Abazi.

Zyba ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kreytar të Suharekës në zgjedhjet komunale atje, në vitin 2021.

Të ngjashme