Lajme
Abazi rendit “gabimet antidemokratike dhe antikushtetuese” të Qeverisë Kurti
Demokracia
15:42 | 13 Shkurt 2024

Share:

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka renditur disa nga gabimet antidemokratike dhe antikushtetuese të Qeverisë Kurti,

Ai ka përmendur refuzimin e pyetjeve të deputetëve nga qeveritarët, dhënien në shfrytëzim të burgjeve për Danimarkën që sipas tij ka pasur kundërshtim.

Më tej, ai ka theksuar edhe raportimin për atentat ndaj Kurtit të cilin e ka quajtur gënjeshtër, teksa për caktimin e Komisionierit të FSK-së, ka thënë se është rrezikim i sigurisë kombëtare përzgjedhja e tij nga një “njeri pa legjitimitet dhe pas asnjë transparencë

Reagimi i Abazit:

Është gabim, antidemokratike dhe antikushtetuese:

Të refuzohen pyetjet e deputetëve drejtuar ekzekutivit,

Të flitet me Danimarkën për dhënien e Burgut të Gjilanit në përdorim përderisa ka refuzim të fuqishëm në parlametin e Kosovës dhe në shoqërinë civile për këtë gjë,

Të gënjehet opinioni publik për kërcënime ndaj Kryeminsitrit duke përdorur transmetuesin publik dhe duke kepërdorur AKI dhe duke mos paraqitur asnjë fakt, as kundështim ndaj deklaratës të Ministrisënsë Punëve të Brendshme të Maqedonisë që demanton qeverinë e Republikës së Kosovës.

Të përcaktohet Komisionieri i FSK nga një njeri pa legjitimitet dhe pas asnjë transparencë. Është edhe RREZIKIM I SIGURISË KOMBËTARE!

Këto veprime janë shkaterruese për rendin kushtetues dhe republikën parlamentar. Duhet seance parlamentare urgjente për sjelljen jodemokratike dhe jokushtetuese të ekzekutivit. Ministrja e Drejtësisë duhet të thirret me urgjencë në Komisionin Parlamentar për deklarimet e rrejshme lidhur me marrëveshjen me Danimarkën.

Të ngjashme