Lajme
Abazi për VV-në: Ikja nga debati parlamentar për librin është qyqarllak, nuk mundet Kurti me mbyt debatin parlamentar
Demokracia
13:13 | 04 Shtator 2023

Share:

Deputeti Haki Abazi, ka reaguar pasi deputetët e VV-së nuk morën pjesë në seancën e jashtëzakonshme për dështimin e qeverisë për librat shkollë për nxënësit.

Ai ka thënë se ikja nga debati parlamentar është “qyqarllëk”.

“Demokracia nuk ngulfatet, demokracia është fituar me gjak nuk mundet Kurti me mbyt debatin parlametar.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Libri dhe udha e shkronjave janë të shenjta por Ikja nga debati parlamentar për librin është qyqarllak.

Kurti që dikur e djegte Kosovën me kauza e për kauza që sot dolën të jenë të rrejshme, sot nuk lejon deputetët e shumicës të vijnë në debat. Në formën e njejtë për të mos u ballafaquar me faktin për poshtrimin e palamentit, deputetëve, veteranëve duke u koordinuar me Radojçicin dhe Listën Serbe.

Demokracia nuk ngulfatet, demokracia është fituar me gjak nuk mundet Kurti me mbyt debatin parlametar.

Të ngjashme