Lajme
Abazaj: Asnjë nga punonjësit publikë nuk e ka marrë pagë në Pejë
Demokracia
20:08 | 01 Shtator 2022

Share:

Asnjë punëtorë i komunës së Pejës nuk e ka marrë pagën e muajit gusht.

Madje as ata që nuk kanë marrë pjesë në grevë.

Kështu tha në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, Jeton Abazaj, drejtor i Financave.

“Në komunën e Pejës aktualisht në listën e pagave i kemi 2 mijë e 150 të punësuar që nuk e kanë marrë pagën e muajit gusht. Këtu hyjnë edhe shërbyesit publik domethënë edhe ata që nuk kanë protestuar nuk e kanë marrë pagën e muajit gusht” – tha Abazaj.

Ditë më parë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka thënë se punëtorët të cilët marrin pjesë në greva do t’u ndalet paga.

Të ngjashme