Lajme
AAK: Kjo Qeveri e ka humbur rrugën, sa më shpejt të shkarkohet – po provokon greva në arsim e po hesht për skandalet
Demokracia
11:49 | 22 Gusht 2023

Share:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kriza aktuale në të cilën ndodhet Kosova mund të ndalet vetëm me shkarkimin e Qeverisë Kurti.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka folur rreth skandalit me miellin dhe çështjet e tjera, derisa ka kërkuar gjithashtu që edhe ministrja Rozeta Hajdari të shkarkohet.

“Dimë që 52.5 ton miell bnuk kanë ardhur në Kosovë, e nuk ka ardhur as sheqeri e as vaji. Dëmi i pretenduar është 601 mijë e 940 euro. Qytetarë të nderuar për këtë skandal, për këtë hajni e cila është ashiqare qeveria hesht, e akuzon gjyqësinë dhe prokurorinë. Ky shtet që udhëhiqet nga kjo qeveri nuk i beson shtetit të vet. Kjo qeveri dhe ky kryeministër don të ketë sistem paralel dhe nuk ka asnjë deklarim të vetëm që lidhet me kërkesën për hetim të pavarur. Për të ndodh një hetim i pavarur fillimisht duhet të shkarkohet ministrja Rozeta Hajdari”, tha Tahiri.

Ai shtoi se për ta është e habitshme sesi kjo qeveri po sillet edhe në raport me çështjet tjera.

“Kjo situatë tregon se kjo qeveri e ka humbur rrugën dhe kjo qeveri sa më shpejt të shkarkohet Ne jemi të bindur që në fillim të shtatorit kur të nis seanca, ne kemi kërkuar që të nis me një seancë të jashtëzakonshme e pika e parë të jetë mocioni i mosbesimit ndaj kësaj qeverie”, u shpreh Tahiri.

Shefi i deputetëve të AAK-së më tej foli edhe për çështjen e furnizimit të nxënësve me tekstet shkollore, duke thënë se Qeveria po provokon greva në arsim.

“Nuk ka logjik në asnjë vend që një vendim i qeverisë që synon të ndihmojë nxënësit të merret dy javë para se të filloj viti shkollor. Kjo po bëhet me qëllim që të provokohen grevat në arsim, me dëmtu arsimin publik, me kriju edhe një krizë dhe me dëmtu financiarisht edhe qytetarin. Kjo situatë mund të ndalet vetëm me shkarkimin e kësaj qeverie. Kjo qeveri po e dëmton Kosovën si në rrafshin ndërkombëtar ashtu edhe të brendshëm”, tha Tahiri.

Të ngjashme