Lajme
A ka shqiptarë të lënduar nga tërmetit tragjik në Turqi? 
Demokracia
10:02 | 06 Shkurt 2023

Share:

Ministria e Jashtme me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Turqi në një njoftim të bërë në orët e para të mëngjesit kanë deklaruar se nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën si pasojë e tërmetit tragjik në Turqi dhe Siri.

Së fundmi ka reaguar edhe ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme Olta Xhaçka e cila shkruan se Shqipëria është gati të ndihmojë me sa mundet Turqinë në këtë moment të vështirë.

“Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për viktimat e tërmetit tragjik që goditi #Turqinë 🇹🇷 & #Sirinë 🇸🇾 sot duke shkaktuar qindra viktima. Në këtë orë të vështirë, ne jemi gati të ndihmojmë #Turqinë në çdo mënyrë që mundemi”, shkruan ministrja Xhaçka.

Të ngjashme