Lifestyle
A janë efektive programet e lidershipit të grave?
Demokracia
18:08 | 10 Mars 2024

Share:

Që nga viti 2006, Forumi Ekonomik Botëror (WEF) ka gjurmuar barazinë gjinore në mundësitë ekonomike në mbarë botën, arsimin, shëndetin dhe përfaqësimin në lidershipin politik.

Hendeku gjinor është thuajse i pathyeshëm kur bëhet fjalë për rezultatet shëndetësore dhe arsimin, sipas Silja Baller, drejtuese e misionit në WEF.

Por mbeten boshllëqe të mëdha për pjesëmarrjen ekonomike dhe përfaqësimin politik.

“Duket se ka një hendek midis rezultateve arsimore dhe mënyrës se si gratë po ia dalin më pas në tregun e punës”, ka treguar ajo.

Gratë kanë arritur kryesisht të njëjtat nivele arsimore që kanë burrat, por duket se kjo nuk po ndikon në aksesin e tyre në punë.

Ka një mori arsyesh për hendekun gjinor në lidership.

Gratë janë gjithashtu të rrethuara nga stereotipe gjinore. Ndërsa vlerësimet e performancës së grave shpesh tejkalojnë ato të burrave, ato kanë më shumë gjasa të marrin vlerësime më të ulëta për potencialin.

Po ashtu gratë priren të dyshojnë në aftësitë e tyre.

Sipas një raporti të vitit 2024 nga firma e kërkimit ekzekutiv Russell Reynolds, gratë që duan të ngjitin shkallët kanë gati dy herë më shumë gjasa se burrat të besojnë se nuk janë të kualifikuara për punën e menaxherit të tyre.

Këto lloj elementesh prodhojnë mbipërfaqësim në rangjet e ulëta të kompanive dhe nënpërfaqësim në krye.

“Mesatarisht, ne kemi rreth 46% gra në pozicione të nivelit fillestar, por kjo bie në 25% në nivelin C-suite”, ka treguar Baller.

Përbërja e fuqisë punëtore të korporatës tregoi shenja kthese për gati një dekadë, por ky sukses ishte jetëshkurtër.

“Normat e punësimit të grave në udhëheqje po rriteshin në mënyrë të qëndrueshme për tetë vjet deri në vitin 2022”.

“Megjithatë, në vitin 2022 ne në fakt shohim një rënie në këtë punësim në pozita drejtuese”.

Dhe arsyeja për këtë rënie mbetet e paqartë. Është diçka që ekipi i saj është ende duke studiuar.

Aty ku gratë mungojnë në pozicione drejtuese, disa kompani, po krijojnë programe që fokusohen në zhvillimin e karrierës së grave.

Forumi Ekonomik Botëror zbuloi në vitin 2023 se 79% e kompanive të sektorit privat kanë zbatuar programe të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes (DEI) që fokusohen te gratë.

Të tjerë kanë krijuar programe të pavarura të disponueshme për këdo që dëshiron të aksesojë kurrikulën.

Megjithatë, hendeku i lidershipit vazhdon me kokëfortësi.

Në vitin 2023, studiuesit e LinkedIn vlerësuan se gratë mbanin më pak se një të tretën e pozitave udhëheqëse në mbarë botën.

Përshpejtuesit e talenteve mund të jenë në gjendje të promovojnë disa gra në role udhëheqëse, por shkaqet kryesore të hendekut të lidershipit gjinor mbeten përtej mundësive të tyre.

Por vetëm trajnimi nuk promovon dhe mban gratë në udhëheqje.

Këto programe janë më efektive dhe me ndikim nëse janë të ngulitura në ndryshime më të mëdha sistemore në organizatë”, ka dalluar Baller.

Sipas WEF dhe McKinsey & Company, programet e kapitalit janë më të suksesshme kur ka një përkufizim të qartë të suksesit dhe ndjekje rigoroze; udhëheqja është e përfshirë dhe e përgjegjshme; firma kupton shkakun rrënjësor të boshllëqeve; dhe kurrikula është projektuar për sukses brenda kompanisë specifike që drejton programin.

Megjithatë, për gratë në dhëheqje, përparimi është i pasigurt.

Që nga pandemia, pjesëmarrja ekonomike e grave është rikthyer në vend se është rikuperuar, sipas një raporti të WEF të qershorit 2023.

“Mësuam gjatë COVID-it se çdo përparim që është arritur mund të jetë lehtësisht i kthyeshëm nëse ndryshojnë kushtet e jashtme”.

“Ne kishim arritur mjaft progres, por doli se ishte mjaft i brishtë”.

Përshpejtuesit e talenteve mund të prodhojnë lidere femra dhe modele roli, por ato kanë pak efekt të dukshëm në ndëshkimet kulturore afatgjatë dhe zakonet e këqija të formuara në vendin e punës.

“Sa më shumë të mund të përfshihen në ndryshime më të mëdha strukturore, aq më elastik do të jetë ndikimi pozitiv”.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

Të ngjashme
Lifestyle • 27 Prill 2024
Lifestyle • 26 Prill 2024