Lajme
A ishte nervoz ndonjëri prej zyrtarëve gjatë takimit me Fitore Pacollin? Përgjigjet Përparim Rama
Demokracia
21:28 | 05 Prill 2022

Share:

Përparim Rama, kryetari i Prishtinës ka thënë se në takimin me Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, nuk ka pasur mosmarrëveshje dhe se ka pasur mirëkuptim.

Pacolli bashkë me kolegun e saj, deputetin Salih Zyba, dukeshin të acaruar në takimin me stafin e Ramës, të cilët po ashtu dukeshin nervoz. Fotografitë nga takimi ngjanin me ato të negociatave mes Ukrainës e Rusisë, të mbushura me urrejtje ndaj njëri-tjetrit nga ana pjesëmarrësve në kërkim të një marrëveshjeje për armëpushim.

Mirë Rama thotë se në takim gjithçka shkoi mirë.

“Nuk i kuptoj ato shkrime. Gjithçka shkoi mirë në takim. Patëm mirëkuptim”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

Tutje ai shtoi se nuk do të merret me akuzat nga opozita gjatë qeverisjes së tij.

“Nuk do të merrem me këto. E kam thënë edhe gjatë fushatës. Unë do të kujdesem për qeverisje. Nëse ka kritika apo nëse dikush dëshiron të ndihmojë jemi në rregull”, shtoi ai.

Të ngjashme