Lajme
A i shpëtoi kryeministri Kurti izolimit ndërkombëtar, me “dorëzimin” e tij?
Demokracia
16:10 | 02 Qershor 2023

Share:

A po izolohet nga ndërkombëtarët kryeministri Albin Kurti?

Presidenti i Francës, Emanuel Makron dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë ndodhur të mërkurën, më 31 maj, në të njëjtin kryeqytet dhe në të njëjtën ngjarje. Por, edhe pse ishin kaq afër, presidenti francez, nuk e ka parë të udhës që ta takojë kryeministrin kosovar.

Për më tepër, nga Bratisllava, presidenti Makron ka folur për një takim të mundshëm me presidentin e Serbisë, jo të Albin Kurtit, por të Vjosa Osmanit, e cila deri më tani nuk ka qenë fare e përfshirë në procesin dialogues me Serbinë.

Paralajmërimi i një takimi të tillë mes dy presidetëve, duke e pasur aq afër kryeministrin Kurti, ishte një mesazh i hapur për z. Kurti, se ai po shkon drejt izolimit nga ndërkombëtarët.

Dërgimi në zyret e tyre i katër kryetarëve të komunave veriore me njësi speciale, ka ngjallur reagimin e ashpër të Shteteve të Bashkuara të Amerikes dhe të vendeve evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Britaninë.

ShBA-të, të cilat njoftuan se aksioni i urdhëruar nga Kurti ka zënë në befasi, kanë qenë të zëshme dhe menjëherë kanë praktikuar sanksione për Republikën e Kosovës.

Përveç sanksioneve, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka lëshuar një paralajmërim të rëndë për marrëdhëniet bilaterale.

“Do të çuditesha nëse në këtë situatë, zyrtarët e Kosovës do të kishin ndonjë vizitë bilaterale të nivelit të lartë me ndonjë zyrtarë amerikanë, apo anasjelltas”, ka thënë Hovenier.

Deklarata e ambasadorit amerikan ishte në të njëjtën ditë kur Makron po lobonte për një takim pa kryeministrin Kurti, por vetëm mes dy presidentëve, Osmani dhe Vuçiq.

Ky takim i synuar për të shtensionuar situatën në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, ka sjellur një dakordim të presidentes Osmani për çështje tërësisht të brendshme të shtetit të Kosovës.

Osmani negocioi me Vuçiqin për çështje të brendshme të Kosovës: Zgjedhjet e reja në veri

Lexo edhe:

A e ka lejen e Kurtit? | Vjosa Osmani kyçet në dialog, flitet për një takim mes saj dhe Vuçiqit në Moldavi

 

Të ngjashme
Lajme • 24 Prill 2025