ShowBiz
A i bën Rita Ora punët e shtëpisë: tregon nëna e saj
Demokracia
12:22 | 17 Prill 2021

Share:

Nëna e këngëtares me famë botërore Rita Ora, Vera, ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka shpalosur të pathëna lidhur me vajzën e saj.

Vera ka rrëfyer mes tjerash edhe historinë e shprënguljes në Londër dhe vështirësitë me të cilat janë përballur atje, sidomos pasi në fillimet e saj, ajo ende nuk kishte mësuar gjuhë, transmeton Demokracia.com

E pyetur lidhje me se si është Rita në familje, ajo tha se fakti që ajo është super yll, nuk e bën atë më të ndryshme se sa një person i zakonshëm kur është në shtëpi.

Vera Ora tregoi se Rita bën punët e shtëpisë, respekton rregullat dhe nuk ka dallime për statusin e saj.

“Rita është superstar, por në familje s’ ka dallime. Ajo e di që duhet t’i lajë enët. Kur mblidhemi në shtëpi më ndihmon mua me përgatitjet, duhet të mësohet dhe me rregulla”, tha Vera./Demokracia.com/

Të ngjashme