Lajme
A është dorëheqja e Rifat Latifit si kundërpërgjigje ndaj Kurtit pasi ia mori kompetencat në shëndetësi?
Demokracia
17:30 | 06 Tetor 2022

Share:

Rifat Latifi ka vendosur ta lë pozitën e Ministrit të Shëndetësisë.

Akoma nuk ka deklarim nga Qeveria, por tashmë është publikuar letra e ministrit ku dorëheqjen ia dorëzon kryeministrit Kurti. Në letrën e dorëheqjes, Latifi nder tjerash shkruan se dorëheqja vjen pas “shumë reflektimesh”.

Dorëheqja e tij ndodhi pas kritikave të vazhdueshme për keqmenaxhim të shëndetësisë kosovare dhe marrjes së kompetencave nga Kurti, shkruan Demokracia.com.

Nuk dihen arsyet e sakta të dorëheqjes së Latifit, të cilin Kurti e kishte prezantuar me shumë pompozitet si ministër pas largimit të Arben Vitisë.

Latifi, një kirurg me famë botërore që jeton në SHBA, ka shumë gjasa që poshtërimin që ia bëri Kurti me marrjen e kompetencave, mos ta ketë duruar.

Më 14 shtator, Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për formimin e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, në krye të së cilit ishte vendosur pikërisht Kurti.

Ky komision u pa si ndërhyrje e drejtpërdrejt e Kurtit në kompetencat e ministrit të Shëndetësisë.

Latifi u emërua ministër në nëntorin e vitit të kaluar, pasi Arben Vitia u largua nga ky post, për të garuar për kryetar të Prishtinës. /Demokracia.com/

LEXONI EDHE:

DOKUMENT| Konfirmohet, Rifat Latifi jep dorëheqje

 

 

Të ngjashme