Kuriozitete
A e dinit se fotoja e profilit në rrjetet sociale tregon shumë për personalitetin tuaj?
Demokracia
18:12 | 31 Maj 2022

Share:

Fotografia e profilit në rrjetet sociale mund të jetë dritarja e shpirtit tuaj. Kështu është sipas një grupi studiuesish që kanë hulumtuar lidhjen midis fotografive të profilit të njerëzve dhe tipareve të tyre të personalitetit.

Sipas studimit, përdoruesit e mediave sociale mund të grupohen në një nga 5 modelet për tiparet e personalitetit të modelit– hapja ndaj përvojës, ndërgjegjja, ekstraversioni, pranueshmëria dhe neuroticizmi – bazuar vetëm në foton e tyre të profilit.

Për shembull, ekstrovertët kanë më shumë gjasa të kenë një foto profili me disa fytyra në të. Ata gjithashtu ka gjasa të portretizojnë një imazh më të ri ose përmes përdorimit të një fotografie të viteve më parë oseduke pozuar me njerëz të rinj.

Njerëzit e hapur për ide ose eksperienca të reja. Këta njerëz ka gjasa që të kenë në foto gjëra të tjera përveç profilit të fytyrës, gjë që zbulon mospërputhje me atë që pritet”.

Fotot gjithashtu ka të ngjarë të jenë më të këndshme nga pikëpamja estetike dhe të përdorin një cilësi artistike siç është foto pa ngjyra. Përdoruesit shihen shpesh duke mbajtur syze, por jo syze dielli, tregojnë më pak emocione dhe raporti i madhësisë së fytyrës është zakonisht më i madh se të tjerët.Imazhet shumë seksi mund të tregojnë se personi ka një kompleks inferioriteti. Kjo ndodh me njerëzit që mendojnë se duhet të jenë më ekspresivë ose të tregojnë më shumë për të kompensuar faktin se nuk ndihen mjaft mirë me veten.

Ndryshimi i vazhdueshëm i fotografive të profilit mund të tregojë se personi nuk ka një “identitet të fortë dhe është mjaft i pasigurt”. Së fundi, përdorimi i një fotoje me partnerin tonë si foto profili do të thotë që ne e shohim partnerin si pjesë të identitetit tonë.

Gjithashtu, njerëz që përjetojnë ankth priren që të postojnë më shumë foto se disa njerëz të tjerë.

Të ngjashme