Kuriozitete
A e dini pse duhet të pini ujë në vend të kafes në mëngjes?
Demokracia
07:28 | 22 Dhjetor 2021

Share:

Marrja e një filxhani kafeje në mëngjes mund të duket si lëvizja më e mirë, por ekspertët e shëndetit thonë se uji është në të vërtetë zgjidhja e duhur. Pasi kaloni disa orë pa një gllënjkë, uji është gjëja e parë me të cilin mund të hidratoni trupin duke ndihmuar tretjen dhe metabolizmin.

Për humbje peshe

Disa njerëz besojnë se pirja e ujit në mëngjes mund të ndihmojë në humbjen e peshës. Një studim tregoi se të rriturit e moshës së mesme dhe të moshuar humbën më shumë peshë kur pinin 500 ml ujë para çdo vakti për 12 javë.

Për performancën mendore

Një studim i vitit 2019 shikoi efektin e hidratimit në performancën njohëse. Hulumtuesit zbuluan se kishte një prirje të përmirësimit të performancës mendore te ata që morën pjesë në studim. Prandaj, nëse një person dëshiron të rrisë performancën e tij mendore, veçanërisht në mëngjes, pirja e ujit mund të ndihmojë.

Përmirëson humorin

Pirja e ujit mund të ketë gjithashtu efekte pozitive në humorin e një personi. Një studim i vitit 2014 zbuloi se njerëzit që pinin zakonisht sasi të ulëta uji kishin humor më të mirë kur rritën marrjen e sasisë së ujit. I njëjti hulumtim tregoi se kur këta individë ulën sasinë e ujit përjetuan më shumë etje, ulje të kënaqësisë dhe reduktim të emocioneve pozitive.

Për lëkurën

Marrja e sasisë së duhur të ujit mund të ketë një efekt pozitiv në fiziologjinë e lëkurës – duket më e hidratuar, veçanërisht te ata që zakonisht pinin më pak ujë.

Për funksione të tjera trupore

Pirja e ujit mund të ndihmojë veshkat të largojnë toksinat nga trupi. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit kanë nevojë për marrjen e duhur të ujit për funksionimin e duhur të sistemit kardiovaskular. Dehidratimi dhe marrja e pamjaftueshme e ujit ndikojnë negativisht në rregullimin e presionit të gjakut dhe funksionin vaskular.

Të ngjashme