Lajme
A duhet të ndryshojë tradita e shqiptarëve për gjakmarrje? Flet bashkëpuntori i Anton Çettës
Demokracia
18:22 | 03 Janar 2023

Share:

Aktivisti i Lëvizjes së Pajtimeve të Gjaqeve, Riza Krasniqi ka komentuar traditën e shqiptarëve për gjakmarrje.

Krasniqi ka folur lidhur me veprimtarinë e tij në bashkëpunim me Anton Çettën. Derisa foli edhe për gjakmarrjen tek populli shqiptar.

Sipas tij, ne nuk mund të hyjmë në Evropë përderisa shqiptarët ende vendosin që të marrin gjakun.

“Nuk hyhet në Evropë me gjakmarrje” – tha Krasniqi për Insajderin.

Ai tutje shton se gjakmarrja ka lindur si mungesë e shtetit dhe është aplikuar për të vendosur rregull në vend të kaosit.

“Gjakmarrja lindi në  mungesë e shtetit, dhe gjakmarrja është aplikuar për të vendosur rregull në vend të kaosit. Z. E. Corso ka shkruar se arsyeja kryesore e gjakmarrjes ka qenë parandalimi i dhunës kaotike përmes rregullit ndërsa sociologu, juristi e historiani gjerman, Z. Max Weber (1864-1929) shkruan: Gjakmarrja është një institucion universal, që ka ekzistuar të të gjithë popujt dhe në të gjitha kulturat, ndërsa ruajtja e rendit përmes institucionit të policisë është një dukuri kryesisht moderne dhe perëndimore“.

Të ngjashme