Lajme
A do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese draft-statuti i Asociacionit që prezantohet sot?
Demokracia
10:34 | 02 Maj 2023

Share:

Në takimin e sotëm të kryeministrit, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet që të prezantohet draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ndërkohë, në Kosovë po kërkohet që ky draft të interpretohet nga Gjykata Kushtetuese ose të futuet si pikë që drafti duhet të interpretohet nga Kushtetuesja. Nuk dihet nëse do të ndodhë kjo gjë, pasi qeveria nuk është përgjigjur.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kërkuar që në dokumentin për Asociacionin që pritet të diskutohet sot më 2 maj në takim mes kryeministri Kurti dhe presidentit Vuçiq, të jetë e përfshirë edhe pika e marrëveshjes e vitit 2015.

Kjo pikë thotë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të japë fjalën e fundit të interpretimit dhe statutit të Asociacionit.

Sipas Selmanajt, nëse kjo gjë nuk përfshihet në marrëveshje atëherë pasojat për vendin do të jenë të paparashikueshme.

“Çfarëdo dokumenti që do trajtohet nesër në Bruksel, nëse nuk e ka të përfshirë pikën e marrëveshjes së vitit 2015, ku Gjykata Kushtetuese do ta ketë fjalën e fundit për interpretim të dekretit dhe statutit për asociacionin, pasojat për vendin do jenë të paparashikueshme.” – ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, ai ka thënë kjo pikë i jep siguri Kosovës dhe nesë nuk do të përfshihet, Kurti do të rrezikojë rendin jurdik dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Pa siguresën që ajo pikë i jep Gjykatës Kushtetuese, dhe përmes saj i jep siguri Kosovës, Albin Kurti do ta rrezikojë rendin juridik, parimin e unitaritetit të shtetit dhe integritetin territorial të Kosovës.”

Përveç tij, edhe ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar që draft-statuti i Asociacionit të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Bile ajo ka thënë se kjo gjë duhet të ndodhte para takimi të Kurti dhe Vuçiqit në Bruksel.

“Bojkoti i serbeve te zgjedhjeve ne veri i orkestruar nga Vuçiqi ka si qellim qe Asociacionit ti jepen kompetenca ekzekutive, por Qeveria Kurti nuk guxon ta bej ketë sepse është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Prandaj, draft statuti i Asociacionit ( që po hartohet fshehtas) duhet te shkoj ne Gjykatën Kushtetueses para te shkoj në takimin e Kurtit me Vuçiqin me 2 maj.” – kishte deklaruar para disa ditëve Tahiri.

Çka thotë marrëveshja e vitit 2015?

Në marrëveshjen e 25 gushtit të vitit 2015 mbi Parimet e Përgjithshme për Asociacionin, ekzistonte edhe një klauzolë që kërkonte që ajo t’i nënshtrohej Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Deri më tani as Zyra e Presidencës e as Qeveria, nuk janë përgjigjur në pyetjet e Nacionales nëse draft-statuti do të dërgohet në Kushtetuese.

Në anën tjetër, për hartimin e draft-statuti i Asociacionit, Kosova kishte themeluar një Ekip Menaxhues.

Ky ekip nuk është takuar kurrë me ndonjë nga udhëheqësit e vendit. Bile ftesë për takim ata kanë pranuar më 18 prill dhe jo më parë.

Më tej, Nacionale ditë më parë ka raportuar se sipas burimeve, ShBA-ja dhe BE-ja do të përgatisin draft-statutin e Asociacionit.

Kërkesat për Asociacion

Kërkesat e ndërkombëtarëve për formimin e Asociacionit nuk janë ndalur ndër vite. Tashmë ato janë shpeshtuar dhe po kërkohet që Kosova ta themelojë Asociacionin sa më shpejt.

Këtë gjë ia ka kërkuar Kurtit mbrëmë Këshilltari i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

“Bisedë shumë e mirë me kryeministrin Albin Kurtin për takimin e liderëve të 2 majit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE-ja, rëndësinë e zbatimit të menjëhershëm të Asociacionit për Komunat me shumicë Serbe dhe partneritetin e fortë SHBA-Kosovë.” – ka thënë Chollet.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve “Hina”, ka thënë se nuk do të lejojë krijimin e Republika Srpska në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se me marrëveshjen e 27 shkurtit është përmbushur ekzistimi i një niveli të duhur të vetëmenaxhimit të komunitetit serb.

“Megjithatë, do të siguroj që ajo që është rënë dakord tashmë më shkurt 27 në Bruksel është përmbushur ekzistimi i një niveli të duhur të vetëmenaxhimit të komunitetit serb sipas standardeve më të larta ndërkombëtare evropiane për mbrojtjen e minoriteteve.” – ka thënë ndër të tjera Kurti.

Siç ka bërë të ditur Bashkimi Evropian, në ora 18:00, kryediplomati i BE-së, Josep Borell bashkë me të dërguarin e special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të mbajnë takim të përbashkët me Kurtin dhe Vuçiqin.

Të ngjashme