Lajme
A do të bëhet Kurti me Ganen?| Ish-deputetja pret mbështetje nga kryeministri
Demokracia
08:46 | 05 Mars 2023

Share:

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili ka deklaruar së fundmi se është koha që kryeministri Albin Kurti të dalë në mbështetje të deputetes Ganimete Musliu. Sipas saj, kështu kryeministri do të përmbyllë përfundimisht “ciklin e fushatave linçuese dhe dezinformatave politike me të cilat është shërbyer ai dhe partia e tij deri më sot”.

“Vetëm në këtë mënyrë shoqëria jonë do të depolarizohej dhe shtensionohej. Vetëm kështu do të zinte hapësirën dialogu qytetar, i domosdoshëm në këtë moment vendimtar. Bëje kryeministër! Dil #MeGanen !#BiniMeGanen”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Ndryshe, në seancën e së enjtes, një deklaratë e deputetes së PDK-së ndaj kryeministrit Albin Kurti ka shkaktuar të qeshura në Kuvend. Kritika e Musliut ndaj Kurtit ka bërë bujë në rrjete sociale dhe ndaj deputetes janë drejtuar fjalë fyese e linçuese.

Të ngjashme