ShowBiz
Ed Sheeran tregon cila ishte arsyeja që  e shtyri të ndryshojë zakonet e këqija
Demokracia
12:23 | 25 Qershor 2021

Share:

Ylli i popit Ed Sheeran thotë se ai ka ndryshuar qasjen e tij ndaj jetës dhe punës që nga lindja e vajzës së tij Lyra vitin e kaluar.

“Sapo Cherry më tha se ishte shtatzënë, jeta ime u zhvendos, për sa i përket punës dhe shëndetit dhe asaj që unë vija në trupin tim, qoftë ushqim apo alkool,” – tha ai për BBC Radio 1.

“Fillova të ushtrohesha më shumë dhe rutina ime u bë pak më e shëndetshme”. Ai gjithashtu ndryshoi zakonet e tij të punës, duke punuar nëntë deri në pesë, në vend që të mbaronte seancat e regjistrimit në 2 të mëngjesit.

“Në fakt po i çmend producentët,” tha ai. “Unë isha në Los Anxhelos për të punuar me këta producent, që zakonisht fillojnë të punojnë në orën 6 të mbasdites dhe përfundojnë në orën 6 të mëngjesit me njerëz si Post Malone dhe Dua Lipa, dhe kur unë u thoja po largohem në orën 9, ata më thonin ‘çfarë??’.”

Sheeran dhe partnerja e tij, Cherry Seaborn njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të parë, Lyra Antarctica Seaborn Sheeran, në gusht, duke u thënë fansave se ishin plotësisht të dashuruar.

Ylli i popit më vonë zbuloi se e porsalindura nuk ishte adhuruesja e tij më e madhe, pasi thjesht qan kur ai i këndon asaj këngët e tij të reja.

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Prill 2024